Gjakovapress

Bie perdja e festivalit Artmania, shpallen fituesit, çmimi special për Armond Morinen

Pas pesë mbrëmjeve me shfaqje të trupave artistike të teatrove nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me shfaqjen e teatrit Kombëtar të Kosovës, “Club Albania” ,  ka rënë perdja e festivalit Artmania që sivjet u organizua për herë të dytë. Në skenën e teatrit Hadi Shehu, adhuruesit e artit skenik patën rastin të përcjellin shfaqje cilësore të cilat e pasuruan jetën teatrore e kulturore në qytetin tonë.

Drejtori I Festivalit Artmania Edi Kastrati, e vlerësojë këtë ngjarje si shumë të suksesshme.

Sipas Kastratit, juria profesionale me anëtarët Jahja Shehu, Ermira Hysaj Çerkozi dhe Xhevdet Jashari,  me vlerësime të drejta profesionale, ka ndarë edhe çmimet tradicionale të festivalit Artmania që ishte i shoqëruar edhe me mbrëmje muzikore në Çarshinë e vjetër. Aktorit Armond Morina iu nda çmimi special.

Exit mobile version