Bien shi zgjatet koha e fushatës së korrjeve
Reshjet e kohëpaskohshme të shiut po ndikojnë në zgjatjen e fushatës së korrje-shirjes në komunën e Gjakovës. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjakovës, deri më tash plani është realizuar 75 %. Nga 4.370 hektarët e mbjellur, falë angazhimit të rreth 60 autokombajnave, janë korrë 3.320 hektarë. Ngecje ka vetëm në korrjen e grurit ku është sipërfaqja më e madhe. Nga 4.200 hektarët e mbjellur, deri më tani janë korrur rreth 3.150 hektar. Ndërsa sipas raportit të Drejtorisë së Bujqësisë ka përfunduar korrja e 130 hektarëve të mbjellur me thekër dhe trokal, ku sivjet me këtë kulturë janë mbjellë 20 hektarë. Fushata pritet të vazhdoj pas përmirësimit të motit.