“Bio Bahqe” nga Turqia merr në shfrytëzim Butësinën e Begut në Korenicë
Një kompani turke do ta menxhoi kompleskin bujqesor në Korenicë. Komisioni komunal vlerësues 7 anëtarësh në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ka shqyrtuar ofertat e arritura lidhur me marrjen në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Butsina e Begut. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 10 hektarësh e cila ndodhet në fshatin Korenicë ku ishte e vendosur Qendrën Demonstruese Agrozooteknie Qendra Agroteknike . Si bëhet e ditur për këtë sipërfaqe kishin konkurruar tri kompani, ndërkohë që komisioni ka vendosur që kushtet më të favorshme i ka ofruar kompania “Bio Bahqe” e cila ndër të tjera në Butsinën e Begut do të bëjë prodhimin e ushqimit të kafshëve sipas metodave më të avancuara. Bio Bahqe, përkatësisht kompania Zero Pozitiv ka bashkëpunim me kompaninë “Agro Hydroponik” nga Turqia, kompani kjo e cila është përfaqësues i autorizuar i firmës lidere në botë për këto prodhime. Pos kësaj në këtë sipërfaqe planifikohet të bëhet kultivimi i domateve, i dredhëzës, sallatës së gjelbër, pastaj kultivimi i deleve organike, i serrave, e të tjera. Ndryshe, vlerësimi i komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Butsina e Begut, në sipërfaqe prej 10 hektarësh, kompanisë Bio Bahqe, është aprovuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës në Gjakovë.