Friday, March 22, 2024
Gjakova PresssIntervista

BLERINA DULA , eksperte e turizmit: Gjakova ka potenciale të mëdha në turizëm

Komuna e Gjakovës, falë potencialeve të trashëgimisë së pasur kulturore, historike e natyrore nga viti në vit po bëhet më atraktive për turistët e huaj. Flitet për numrat në rritje të turistëve që përjetojnë kënaqësinë që e ofron ky qytet. Kështu thotë edhe ekspertja e turizmit Blerina Dula. Që nga viti 2002 jeton në Sidnej të Australisë ku edhe ka diplomuar në fushën e turizmit, zhvillimin e produkteve të reja dhe marketingut. Punon që një kohë të gjatë në industrinë e turizmit në sektorin inbound, online, hotelerisë, si dhe atë të shitjeve dhe marketingut. Blerina vitin e kaluar   ka ardhë në Kosovë për të mbështetur këtë fushë të rëndësishme zhvillimore. Ajo thotë se Kosova dhe  Gjakova ka potenciale të mëdha por që duhet punuar shumë më tepër në promovimin e këtyre vlerave të larta turistike. Ja biseda që bëmë me te:

Nga Sidnej jeni kthyer në Gjakovë. Pse?

Pas përvojës shumë vjeçare të fituar jashtë, verën e kaluar vendosa të vij në Kosovë dhe të qëndroj për një kohë më të gjatë, ku pata mundësinë të shoh ecurinë e turizmit dhe trendët e zhvillimit në Kosovë dhe Shqipëri. Edhe pse isha larg vendlindjes, kontaktet i kam ruajtur gjithmonë dhe më duhet të them që pas kthimit kam hasur në mikpritje të ngrohtë dhe mbështetje, me mundësi bashkëpunimi me ata që janë të involvuar në fushën e turizmit. 

Çka ofron Gjakova për turizmin?

Duke mos dashur të tingëllojë përsëritëse sepse besoj që qytetarët tanë të dashur do ta kenë lexuar apo dëgjuar më parë, më duhet të rikujtoj përshkrimin që udhëpërshkruesi i famshëm otoman Evlija Çelebi i bën Gjakovës në vitin 1663 e i cili vlen edhe sot, pra ku ndër të tjera thotë: Gjakova, qytet i bukur, me klimë të mirë dhe njerëz të butë. Nëse këto nuk janë vlerat më themelore që karakterizojnë një qytet të bukur, të dashur dhe mikpritës atëherë unë nuk e di se çfarë i nevojitet më shumë një qyteti për të fituar vetëbesimin e humbur dhe për të marrë timonin e prijësit të destinacionit më atraktiv në Kosovë. Kështu që, ajo që dua të them si dhe për tu përgjigjur direkt në pyetjen tuaj se çka ofron Gjakova për turizmin, është se asgjë nuk ka ndryshuar nga ai përshkrim i Çelebiut në kuptimin e ruajtjes së vlerave dhe tipareve joshëse të qytetit. Për më tepër, sot, vendndodhja strategjike në mes të Pejës dhe Prizrenit dhe afërsia me Shqipërinë vetëm se i shton peshën e të qenurit lokacion i rëndësisë së veçantë dhe vend i kryqëzimit të rrugëtimeve të udhëtarëve që vijnë nga shtete të ndryshme të botës. Gjakova është qytet i qetë dhe ka një atmosferë specifike relaksuese, gjë që pasqyrohet edhe në stilin e jetës së banorëve të saj. Rrugët e rrafshëta që e bëjnë të lehtë ecjen dhe ngasjen e biçikletës, lumenjtë që dhurojnë freski, Çabrati, kodrat e gjelbëruara dhe ajri i pastër, Çarshia e Vjetër e shtruar në kalldrëm dhe me dyqane prej drurit, Xhamitë, Kishat dhe Teqet, të gjitha këto të kombinuara bashkë, ngjallin kureshtjen e secilit kalimtar dhe mahnisin vizitorët që kanë rastin të vizitojnë Gjakovën.

Çfarë duhet bërë për të promovuar turizmin ?

Industria e turizmit në përgjithësi është njëra ndër industritë me nivelin më të lartë të konkurrencës, për shkak se në çdo çast, mijëra destinacione anembanë botës luftojnë në joshjen e turistëve dhe promovimin e produkteve të tyre…. (Më gjërësisht në numrin më të ri 119  të revistes Gjakovapress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *