Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bonevet në 5 vjetor me veturen e së ardhmes

Pas dy vitesh pune përkushtuese të rinjtë gjakovarë, Dion Doli, Gëzim Haziri, Lea Sina, Ema Nallbani dhe Dorris Manxhuka,  anëtarë të Qendres krijuese Bonevet , të marten në mbrëmje,  për 5 vjetor, sollën një arritje të re, veturen  elektrike.

Ky projekt është një makinë elektrike urbane, që ka për qëllim të transformoj Çarshinë e vjetër në Gjakovë, nga një zonë në të cilën qarkullojnë makinat me djegie të brendshme në një zonë ku qarkullojnë makinat elektrike.

Njëri nga anëtarët e ekipit që krijuan këtë projekt, Gëzim Haziri, tha se vetura është dizajnuar dhe realizuar deri në funksionalizim nga puna ekipore.

“Ndryshimi nga projekti i para dy viteve është se ai i mëparshmi ishte konvertuar, ndërsa ky i sotmi është tërësisht pjellë e ideve tona dhe tërësisht i dizajnuar e punuar me të gjitha elementet. Prova tregoi se gjithçka funksionoi mirë. Vetura doli në rrugë”, tha Haziri.

Themeluesi I Bonevet, Vëllaznim Xhiha, tha se në këtë përvjetor  kanë arrritur me suksese  të mëdha dhe me një përfhsitrje të rreth 2 .500 të rinjvë të moshave të ndryshme.

“Sot për 5 vjetor, më krenarë se kurrë, kemi kënaqësinë të lansojmë një projekt të përmasave të tilla” thanë drejtuesit e Bonevet në manifestimin që u organizua në parkun kulturo Ali Podrimja I shoqëruar me një program të pasur artistik.