Bora e parë, bijnë temperaturat
Gjakova është zgjuar sot(e martë) me petkun e bardhë, dhe kjo është dita e parë e stinës së dimrit me borë. Bashkë me borën kanë rënë dukshëm edhe temperaturat e ajrit deri në -5 gradë, që na kujtojnë vështirësitë e mundshme që mundë të sjellë ajo në përditshmërinë tonë por edhe për zhvillimin normal të trafikut gjatë kësaj stine. Bora e parë, anipse vetëm sa zbardhojë pullazet, gjithashtu na ka kujtuar hallet e mëdha me të cilat mundë të ballafaqohen shumë familje të varfra për sigurimin e lëndëve djegëse.
Numri i hallexhinjve që trokasin çdo ditë në dyert e Kryqit të Kuq Komunal sa vjen e shtohet, ndaj edhe ky mot i ditës së sotme le të shërbejë për një ndjenjë më të madhe solidariteti me ato familje që dimri ua sjellë një mijë e një telashe. Ato kanë nevojë për ushqime, veshmbathje e ngrohje.