Bora e parë e këtij dimëri arriti nga mëngjesi I së martës duke zbardhur çatitë e shtëpive e më vonë edhe rrugët dhe sheshet. Pasi ranë temperaturat e ajrit edhe nën zero, bora e parë paralajmëroi një dimër të ftohtë. Bora e sotme gëzoi më së shumti më të vegjlit të cilët me borën e parë kaluan caste argëtimi ndërkohë që shtoi hallet për familjarët për ngrohjen e ambijenteve.