Në komunën e Gjakovës gjatë pranverës së ardhëshme do të nisë realizimi i një pilot projekti për zhvillimin e bujqësisë e që ka të bëjë me kultivimin e boronicave. Projekti “Mundësitë e Reja për Bujqësi” i mbështetur nga organizata NOA si program i USAID-it do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë.
Sipas Ismet Isufit, drejtor i Bujqesise ne KK te Gjakoves, më shumë se një hektarë boronica planifikohet të mbillen në anën e Rekës së Keqe, në pjesët kodrinore ku janë kushtet e volitëshme për kultivimin e këtij fruti të rëndësihëm për shëndetin. Programi Mundësitë e Reja për Bujqësi është një aktivitet i financuar nga USAID-i me qëllim që të kontribuojë në arritjen e Strategjisë së USAID-it për Rritje Ekonomike në Kosovë duke promovuar rritjen, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e eksportit. Programi funksionon sipas tri fushave të gjera që synon në rezultatet e menjëhershme të projektit që ka të bëjë me lidhjen mes prodhimeve bujqesore dhe fermerët që të lidhen me tregjet, rritjen e games së prodhimeve bujqësore , përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë së ushqimit e tjera.