Gjakovapress

Brenda një ore rikthehet furnizimi me ujë në Bllokun e Ri

 

Nga ora 17.30 në afërsi të Ures së Taliqit  u shkaktua një defekt në rrjetin e ujësjellësit. Për këtë KRU Gjakova dha informacionin:

“Një person i pa autorizuar ka ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit dhe ka dëmtuar gypin kryesor që furnizon një pjesë të madhe të qytetit të Gjakovës – gjegjësisht pa ujë kanë mbetur konsumatorët në tërë Bllokun e Ri – përfshirë edhe institucionet që gjenden në atë pjesë të qytetit dhe shqetësues për ne është fakti që aty gjendet edhe Spitali i Gjakovës. Është njoftuar dhe Policia për këtë rast, dhe ekipet tona menjëherë kanë dalur në teren dhe po merren me rastin,” thuhet në njoftimin e KRU Gjakova.

Rreth orës 21.30 vizituam punëtorët e palodhshëm të KRU Gjakova që po punojnë intensivisht në kushte të vështira tereni( sapo afroheshin tek procesi I ndërrimit të gypit, rrëzohej dheu) dhe pam se janë gati në lidhjen e gypit të dëmtuar.

Shpresohet se brenda një ore për këtë zonë ku hynë edhe Spitali i qytetit,  do të rikthehet uji I pijes.

Exit mobile version