Monday, November 4, 2024
AktualeLajme

Breshëri dëmton bujqësinë

Reshjet e shiut të përcjella  me stuhi dhe breshër që përfshinë me 6 maj ’13 territorin e komunës së Gjakovës kanë shkaktuar dëme  për kulturat bujqësore. Në Drejtorinë Bujqësisë të Kuvendit komunal të Gjakovës, thanë se ekspertët e bujqësisë kanë dalë në terren që nga mëngjesi dhe se po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga breshëri. Sipas vlerësimeve të para zonat më të dëmtuara i takojnë regjionit të Dushkajës përkatësisht fshatrave të kësaj zone nga Beci, Cermjani e deri në Jabllanicë dhe fshatrat që lidhen me Rekën e Mirë,  Skivjan, Planqor, Novosellë e tjera. Më së shumti janë dëmtuar pemët,  të cilat kanë qenë në fazën e lidhjes së frytit, pastaj edhe vreshtat por nuk kanë mbet të pa prekura nga dëmet edhe kulturat tjera bujqësore, gruri dhe perimet që kanë qenë në fazën e zhvillimit. Drejtori i Bujqësisë Ismet Isufi, thotë se vlerësimet më detale do të dihen pas dy tre ditësh, kur mblidhen dhe raportohen dëmet e përgjithshme nga breshëri në komunën e Gjakovës.(