Friday, March 29, 2024
Lajme

Bujqësi: Bora e mirëseardhur, ngricat jo!

Bora,  të mërkuren,  ka zbardhur territorin e komunës së Gjakovës, por bashkë me të kanë rënë edhe temperaturat e ajrit. Derisa në njeren anë bora, në pranverë, ishte e mirëseradhur për mungesë të gjatë të reshjeve, në anën tjetër uljet e temperaturave nën  minus 3 gradë celciuz, rrezikojnë posacërisht pemët. Eksperti I bujqësisë Pjetër Frrokaj, tregon se ulja e temperaturave mund të dëmtoj në masë të madhe pemët, mirëpo sipas tij tërë kjo varet nga temperatura.  Ai ka thënë se rreziku më I madh është për pemët, të cilat tashmë vetëm kanë lulëzuar.

“Bora ka qenë e mirëseardhur, por ngricat nën minus 3 gradë celciuz,  jo, sepse mollët, kumbullat e tj. vetëm sa kanë lulëzuar, ”, ka thënë Frrokaj.

Ai ka tërhequr vërejtjen fermerëve për  rrezikun që mund t’iu kanoset të mbjellurave në përgjithësi, specifikisht grupit të pemëve në rrethant cfarë ishin sot.

“Momentalisht ato që i kemi pa deri tash, nuk ka pas dëme, dëmet janë ende të vogla, por nëse temperaturat bien në -3, -4 gradë, këto temperatura kanë me shkaktu dëme të mëdha. S’mundem me thanë që s’ka dëme, por me konstatu dëmin duhet me dal në terren me kqyr me pozicione, se ajo varet prej vendit” ka thenë Frrokaj.

Ai ka dhënë edhe këshilla.

“Pemtarët nuk duhet të shkundin pemët nga bora, sepse ajo nuk është e rëndë dhe heqja e saj me shkundje, heq edhe lulet e pemëve dhe pamundon mbrojtjen nga ndonjë ngricë”, ka këshilluar Frrokaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *