Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Çarshia e Madhe në rrugë drejt funksionalizimit

Carshia e Madhe intNë vazhdim  të aktiviteteve të parapara  në kuadër të zhvillimit të projektit “Promovimi i Pjesëmarrjes së Publikut në Planifikim Hapësinor në Nivel Lokal” i financuar nga USAID,  sot u mbajt  takimi përmbyllës  që ka të bëjë me funksionalizimin e Çarshisë së Vjetër. Diskutimi kishte të bënte   me procesin e  punës dhe rezultateve të arritura gjatë punëtorive të kaluara, dhe reflektimin e tyre në draft dokumentin  Hapësirat historike urbane – Korniza e funksionalizimit të Çarshisë së Madhe. Deri më tash diskutimi i zhvilluar nëpër disa punëtori kryesisht u përqendrua në modalitetet e themelimit dhe funksionimit të Njësisë Menaxhuese të Çarshisë së Madhe, duke pasur parasysh rëndësinë e saj si një trup koordinues i zhvillimeve në këtë zonë. Në draft dokument është elaboruar më gjerë mundësia e themelimit dhe funksionimit në formë të OJQ-së, bordi i së cilës do të përbëhej nga të gjithë akterët institucional dhe përfaqësuesit e komunitetit të Çarshisë së Madhe duke përmbushur nevojën e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të të gjitha palëve në vendimet me rëndësi për  çarshinë.  Është menduar se një organizim i tillë do të krijonte edhe mundësi më të mëdha të investimeve nga donatorë të ndryshëm të cilët shumë shpesh shprehin interes për donacione direkte për OJQ-të për realizimin e projekteve të ndryshme, duke synuar fuqizimin e shoqërisë civile dhe shkurtimin e procedurave administrative. Pati edhe propozime tjera që kjo njësi të veproi edhe në kuadër të institucioneve ekzistuese që kanë veprimtari lidhur me trashëgimin kulturore.

Çarshia  vijat 1Për të menaxhuar me Njësinë Menaxhuese të Çarshisë së  Madhe në takimin e sotëm u dhanë propozime për tre përfaqësues të zejtarëve, banorëve dhe bizneseve që veprojnë në këtë qendër, Sahit Mula, Visar Koshi dhe Ali Haraqia,  të cilët hyjnë në Bordin prej 7 anëtarëve ku do të jenë tre përfaqësues të pushtetit lokal dhe një nga Ministria e Kulturës.

Gjakova ME PULLE POSTARE_2 INStrategjia e funksionalizmit të Çarshisë së Vjetër që po udhëhiqet nga CHVB_ja suedeze, sic u tha në takimin e sotëm do të nxirret për shqyrtim para këshilltarëve komunal në muajin gusht e pastaj do të filloi puna e Njësisë.(gjakovapress.info)