Thursday, April 4, 2024
Të përgjithshme

Çebaptoret e Piceritë mundë të punojnë vetëm me dërgesa tek konsumatori

Në rrjetet sociale nga dita në ditë shtohen  informacionet për hapjen e punëtorive, numrat e telefonit dhe ofertat për t iu sjellë klientëve ushqimet në shtëpi. Pra, një pjesë e bizneseve, përkatësisht ato që ofrojnë ushqim të gatshëm , siç janë qebaptorët, kanë filluar të ofrojnë shërbime  për qytetarët. Sipas kryeinspektorit të komunës, Artan Hoxha, qebaptoreve dhe picerive   u lejohet puna, por vetëm në shpërndarjen e porosive për qytetarët. Sipas tij, këto lokale mund të punojnë me porosi, por më parë duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara.

“Gjithë ata që në certifikatën e biznesit kanë kodin e veçantë të shërbimit të ushqimeve për klientë me porosi, mundë të punojnë duke respektuar gjitha masat mbrojtëse. Brenda punëtorisë mundë të jenë vetëm të punësuarit, pa shërbim brenda lokalit,  ndërsa klientëve u shërbejnë me transportin e organizuar deri në shtëpi”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, sipas Hoxhës,  Inspektorati komunal po vazhdon punën në inspektimin e  bizneseve  duke u bazuar në kërkesat e Ministrisë së Tregtisë, lidhur me respektimin e vendimeve që janë ndërmarrë lidhur me luftimin e përhapjes së koronavirusit.  Hoxha ka thënë se deri më tash  nuk është hasur ndonjë parregullsi në ato  biznese që janë duke punuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *