Në komunën e Gjakovës procesi zgjedhor ka kaluar kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident. Edhe me këtë rast qytetarët e komunës se Gjakovës gjatë fushatës si dhe gjatë procesit të votimit treguan për kulturën demokratike dhe qytetëruese.
Në 28 qendrat e Votimit në komunën e Gjakovës, nga mbi 107 mijë votues të regjistruar dje kanë dalë në votime vetëm 35.33 %. Këto janë të dhëna nga mbi 97% të kutive të numëruara. Sipas këtyre rezultateve preliminare të KQZ_së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka mbledhur më së shumti vota, 9.436 apo 27,05%, Pason, Aleanca Kosova e re me 6.261 apo 17,95%. Me fishekzjarrë mbrëmë ka festuar Partia Demokratike e Kosoves në Gjakovë e cila dje ka mbledhur 5.920 vota apo 16,97%. Shumë afër ka qenë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka mbledhur 5.803 apo 16,63%. Lëvizja Vetvendosje ka marrë 5.630 vota apo në përqindje 16,14%.