KRU Radoniqi në orët e mbrëmjes ka publikuar këtë njoftim:
‘Njoftohen konsumatorët e K.R.U “Radoniqi”sh.a – Gjakovë, se është bërë ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes në tërë Gjakovën. Ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të një defekti të pa parashikuar në rrjetin e kanalizimit Ø 400n.
Ndërprerja ka filluar sot me datë 05.11.2015 në ora 10:00 në një pjesë të qytetit por tani do të kemi ndërpreje në tërë qytetin, dhe do të vazhdojë në kohë të pacaktuar.
Ekipi i Shërbimit Teknik po bën përpjekje maksimale që ta eleminojë defektin dhe të rikthej furnizimin me ujë. Ju lutemi konsumatorëve për mirëkuptim, thuhet në njoftimin e KRU Radoniqi derguar nga zëdhënësja e kësaj kompanie Kaltrina Rudi.