Wednesday, January 1, 2025
Intervista

DETEKTIMI ME KOHË I ANOMALIVE TË ZEMRËS SË FRYTIT GARANCI PËR SHËNDET TË MIRË thotë Dr. Bleta Baruti Domi, Gjinekologe Obstetre

Echocardiografia fetale është një degë deri tash pak e dëgjuar tek ne. Dr Bleta Baruti Domi, gjinekologe dhe obstetre në Spitalin regjional “Isa Grezda” në Gjakovë  për revistën Gjakovapress e trajnuar për këtë degë ka sqaruar shumë hollësi për të mirat që sjellë echocardiografia për nënën dhe bebin. Ajo ka thënë se për tu marrë me këtë degë e ka shtyrë numri i madh i rasteve të fëmijëve të lindur me anomali të zemrës në spitalin tonë. Gjithashtu, edhe ne nivel botërore numri i tyre është i lartë: 50 në 1000 raste të të lindurve gjallë. Anomalitë e zemrës janë shkaktare të vdekjes të të porsalindurve  në 40% të rasteve. 

Çka është echocardiografia fetale?

Echocardiografia fetale është një degë e echografisë – ekzaminimit me ultrazë, e cila merret me detektimin e anomalive të lindura të zemrës së  frytit, gjatë jetës intrauterine-kohës derisa ai është ne  mitër të nënës.

Është një degë shumë deficiente dhe sfiduese për mjekët e Kosovës, poashtu edhe të rajonit për shkak të shkalles së lartë të vështirësisë për detektimin e anomalive të zemrës së frytit.  Zemra e frytit në mitër, është një organ i vogël dhe në lëvizje. Ajo vështirëson punën e gjinekologut, pasi duhet të tejkalohen shumë shtresa si: muri i barkut të nënës, përmbajtja e abdomenit, muri i mitrës, ujori, kafazi i kraharorit të frytit  dhe në fund të arrihet te zemra. Të gjitha këto shtresa  e dobësojnë  imazhin e  ultrazërit.

Për performimin e  echokardiografisë nevojiten aparatura të sofistikuara me  performancë maksimale.

Çka ju ka shtyrë të  merreni me këtë degë?

Për tu marrë me këtë degë më ka shtyrë numri i madh i rasteve të fëmijëve të lindur me anomali të zemrës në spitalin tonë. Gjithashtu, edhe në nivel botërorë numri i tyre është i lartë: 50 në 1000 raste të të lindurve gjallë. Anomalitë e zemrës janë shkaktare te vdekjes të të porsalindurve  në 40% të rasteve.

Mosdetektimi i hershëm i anomalive të zemrës e kompromenton punën e obstetrit gjatë lindjes, i cili pa faj, mbetet fajtor për vdekjen e frytit pas lindjes.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë se Kosovës shpenzon gjysmën e buxhetit për mjekime  jashtë shtetit për operimin e fëmijëve me anomali të zemrës. Po të detektoheshin ato me kohë gjatë shtatzënisë numri i tyre do të ishte dukshëm më i  vogël, si dhe shpenzimet gjithashtu….

Më gjërsisht në revisten Gjakovapress nr 100

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *