Tuesday, December 31, 2024
AktualeLajme

“DigiGjakova” për ide inovative

digi gjakovaKomuna e Gjakovës, në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe partnerin implementues BONEVET, do të organizojë garën “DigiGjakova”, garë e cila do të mbahet me 21 dhe 22 nëntor 2015. Gara ka për qëllim të mbledhë ekipe të ndryshme me ide inovative, të cilët pas aplikimit të suksesshëm, do të punojnë intenzivisht gjatë dy ditëve të fundjavës për të prezentuar idenë e tyre para jurisë profesionale. Gjatë dy ditëve ata do të udhëhiqen nga afër nga profesionistë të teknologjisë informative dhe ekspert të qeverisjes. Në fund, ekipet do të prezantojnë punën e tyre para një audience të zgjedhur dhe jurisë profesionale. Zgjidhja më e mirë për secilin problem do të fitoj nga 4 mijë euro për të realizuar idenë. Sipas zyrtarëve komunal, ky konkurs do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në rritjen e transparencës në nivel lokal dhe për të promovuar angazhimin qytetar në drejtim të jo vetëm ngritjes së problemeve të qeverisjes lokale, por edhe ofrimin e zgjidhjeve për këto probleme nga vetë qytetarët. Aplikimi për DigiGjakova është i hapur nga data 6 deri me datën 16 Nëntor dhe bëhet në ëebfaqen DigiGjakova.org