Eshtë intervenuar në fshatrat Zhub dhe Korenicë fillimisht e pastaj edhe në fshatin Meqe. Ndërsa gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit gjakovar kanë intervenuar në lagjen Brekoc, tek varrezat në një zjarr fushor, pastaj në fshatrat Zhub, Rracaj, Ramoc, Osek Pashë, Demjan, si dhe në një pjesë tek rruga transite, përkatësisht pas qendrës tregtare Nertili.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Pashtrik Xërxa tha se nuk dihet se cilat janë arsyet e ndezjes së këtyre zjarreve, por sipas tij bëhet fjalë për pakujdesi nga ana e qytetarëve.