Me rastin e 15 vjetorit të Ditës së dëshmorëve të Gjakovës dhe ditës së çlirimit të fshatit Shqiponjë, nën patronatin e KK, te shtunen në këtë fshat mbahet manifestimi përkujtues për dëshmorët e rënë në territorin e përgjegjësisë së Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe brigadës 135 “Agim Zeneli”. Fillimisht prej orës 11 bëhen homazhe në qendrën memoriale të Shqiponjës ndërsa tubimi përkujtimor fillon në orën 12.
Komuna e Gjakovës manifestimin qendror me një akademi përkujtimore kushtuar ditës së dëshmorëve e mban në pallatin e kulturës Asim Vokshi me filim prej orës 18.00 ndërsa në mëngjes , nga ora 9.00 mbahn Homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.