Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ditë të mira për sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini

Ditë të mira po vijnë për prodhuesit bujqësor të Dukagjinit të cilët janë të kyçur në rrjetin e ujitjes.  Sistemi i ujitjes Radoniqi-Dukagjini, i ndërtuar në vitet e 1980-ta planifikohet të rehabilitohet në kuadër të projektit për bujqësi dhe Zhvillim Rural, të përkrahur nga Banka Botërore.

Banka Boterore  thotë se vlera e kësaj pjese të projektit është 6 milionë. “Mijëra bujq në Rrafshin e Dukagjinit, një prej zonave më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, furnizohen me ujë për ujitje nga Liqeni i Radoniqit”, thuhet në njoftimin e Bankes Boterore.

Ndryshe këtë vit kompania e ka aktivizuar sistemin për ujitje që  nga data 15.04.2019 dhe  uji është i gatshëm për shfrytëzim nga fermerët. Vjet ishin përfshirë rreth 5.500 hektarë me shtim të prodhimtarisë deri tre fish. Në kuadër të Kompanisë KRU”Radoniqi-Dukagjini” Sh.a  nga shërbimet e ujitjes kanë  përfituar  rreth 6500 familje fermerësh. Aktivizimi i këtij sistemi mundëson aktivizimin në sezonin e ujitjes te mbi 30.000 njerëzve e që direkt ndikon në zbutjen e papunësisë. Sipas drejtorit ekzekutiv , Jahja Kadrija, Kompania ka planifikuar që edhe gjatë vitit 2019 të ujis të njëjtën sipërfaqe me tendenca të rritjes së vazhdueshme. 

HISTORIKU I SHKURTËR

Kompania Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” sh.a. me seli në Gjakovë, ofron ujin për ujitjen e tokave bujqësore në perimetrin e sistemit të ujitjes për Komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit. Kompania është liderë në Kosovë si për nga cilësia ashtu edhe për nga sasia e ujitjes së tokave bujqësore. Gjatë sezonit të ujitjes 2018 kemi  ofrua shërbime për rreth 5.500 Ha, me shtim të prodhimtarisë deri tre fish. Ne kuadër të Kompanisë nga shërbimet tona përfitojnë rreth 6500 familje fermerësh. Aktivizimi i këtij sistemi mundëson aktivizimin në sezonin e ujitjes të mbi 30.000 njerëzve e që direkt ndikon në zbutjen e papunësisë.

Kompania ka planifikuar që edhe gjatë vitit 2019 te ujisë të njëjtën sipërfaqe me tendenca të rritjes së këtyre sipërfaqeve.

Sipas drejtorit kadrija, Kompania Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”  sa i përket anës teknike ka dy sisteme te ujitjes:

  1. Sistemin modern të ujitjes “Radoniqi” i ndërtuar rreth viteve 1980-85 dhe
  2. Sistemi i ujitjes “Dukagjini” i ndërtuar rreth viteve 1963-65…. (gjerësisht ne revisten Gjakovapress nr. 125)