Vërshimet e javës së shkuar kanë shkaktuar dëme të mëdha për shumë familje banuese skaj lumenjve duke I bërë ato përkohësisht të pabanueshme dhe duke rrezikuar edhe me rrënimin e disa prej tyre. Kryqi Kuq Komunal(KKK) I Gjakovës në bashkëveprim me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të ndihmojë me pako ushqimore, veshmbathje dhe ndihma tjera vetëm 90 familje që pësuan më së shumti. Kështu ka deklaruar, Dushe Lama, zyrtare e KKK të Gjakovës e cila të mërkurën, tha se brenda kësaj jave pritet të arrijnë këto ndihma për t’iu shpërndarë nevojtarëve.