Monday, December 30, 2024
KulturëLajme

Drejtoria e kultures: Nuk ua mbyllem dyert aktorëve

Pas ngjarjeve lidhur me shënimin e ditës botërore të teatrit, ka reaguar Drejtoria komunale për Kulturë në Gjakovë me informatën “E vërteta e Teatrit të Gjakovës është krejt ndryshe”, ku ndër të tjera thuhet se “Nuk janë mbyllur dyert e Teatrit të Gjakovës nga Komuna, por Komuna është ajo që po e mbanë Teatrin me atë buxhet që ka, me tri deri katër premiera në vit. Shënimi i ditës së Teatrit nuk u shënua në Gjakovë siç i ka hije kësaj dite, por u gjet një mënyre tjetër, ajo e protestës. Drejtoria pranon se, nuk mjafton kjo që bëhet në teatrot tona. Këtu duhet të vjen në ndihmë Qeveria me kapacitetet që ka edhe donatorët, gjë të cilën nuk po e bëjnë sa duhet”- thuhet ndër të tjera në reagimin e drejtorit të drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Anton Shala.