Dritoni, Anila, Zana, Nita dhe Besjana fitues “Kosvet VI”
Ka përfunduar trajnimi 30 ditor “Kosvet 6”, që si qëllim ka forcimin e ndërmarrësve të rijnë dhe nxitjen e tyre në ndërmarrësi. Ky project, i financuar nga Komisioni Evropian, ka certifikuar 30 të rijnë gjakovarë, ndërsa 3 projektet më të mira janë shpërblyer me çmime.
Me çmimin e parë është shpërblyer Driton Stublla, me idenë për krijimin e një biznesi për përpunimin e letrës higjienike. Vendin e dytë e ndanë Anila Bokshi, Zana Baraku e Nita Roka, që prezantuan projektin me emrin “Frutomania”, biznes që pretendon të merret me frutat e thata.
Mjaft interesante ka qenë edhe ideja e Besjana Thaçit e cila e ka zënë vendin e tretë, duke prezantuar biznesin me emër “Doktor Fish”, që për qëllim ka masazhin me peshk, apo hidratimin e lëkurës së vdekur. Tre përfituesit e vendeve të para, do të ndihmohen edhe financiarisht nga KE për hapjen e bizneseve të tyre.