Dy aksidente trafiku, 84 tiketa në 24 orët e fundit
Në 24 orëshin e fundit në rrugët e regjionit të Gjakovës kanë ngjarë 2 aksidente trafiku, me lëndime dhe dëme materiale, njëra në rrugët e Malishevës dhe tjetra në Gjakovë, në rrugën Bujar Roka. Sipas kapiten Albin Sahatqisë, Komandanti i Trafikut në Rajonin e Gjakovës, shkaktar i këtyre fatkeqësive ishte pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë. Për mosrespektim të rregullave të trafikut, Policia e regjionit të Gjakovës ka shqiptuar 84 tiketa.
Ndryshe në Kosovë, gjatë 24 orëve të shkuara kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente trafiku me dëme materiale.Në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës raportohet për arrestimin e 26 personave, ndërsa në mbajtje janë dërguar 15 të tjerë. Po ashtu dje, Policia e Kosovës në rrugët e vendit ka shqiptuar 951 tiketa trafiku.