Saturday, December 28, 2024
LajmeLajmet e shpejtaSporti

E diela me dallëndyshet e Urës së Fshenjt

Gjakova pos atributeve që ka si qytet I tradites për kulturën dhe sportin si identitet të vetin për shumë dekada e ka garën e kërcimeve në ujë nga Ura e Fshenjtë. Në Gadishullin Ballkanik, Gjakova dhe Mostari mbesin dy qytete që ia kanë “zanat” këtij sporti. Janë trimat e lartësive që duke kërcyer nga Ura e lartë ,mbi 18 metra , dëshmojnë guximin dhe talentin për të fluturuar në qiellin e kaltër  e për tu puthitur me ujin e Drinit të bardhë.

Të dielen *23 Korrik 2017  tek Ura e Fshejtë do të mbahen kërcimet atraktive në stilin dallëndyshe dhe kërcim në këmbë. Organizatorët kanë thënë se gjithccka është gati për mbajtjen e këtij aktiviteti unik jo vetëm në vendin tonë. Artan Muhaxhiri nga OJQ “Time out” që është bashkëorganizatore me Drejtorinë e Kulturës dhe Sportit, tregoi edhe axhendën e këtij aktiviteti që nis në ora 16:00.

Trajneri i klubit të kërcimit “Bridge Diving”, Avdyl Osmani tha se ka shumë të rinj të interesuar për të kërcyer, por mungojnë kushtet. Ai foli edhe për përgatitjet që kanë bërë për nesër.

Garat e kërcimeve nga Ura e Fshejtë këtë vit do t’i dedikohen tre legjendave: Ali Podrmija, Besim Mulliqi dhe Sali Riza  Gërqina. Për të nderuar tre ish-kërcyes, ka ardhur edhe legjenda dhe kampioni I shumëfishtë I kërcimeve nga Ura e Fshejtë dhe ajo e Mostarit, Kujtim Gorani. Edhe pse asnjëherë nuk ka garuar drejtpërdrejt kundër asnjërit prej këtyre ish-kërcyesve, Gorani ruan kujtime dhe respekt të madh për ta.

Organizatorët kanë kërkuar nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të kenë mirëkuptim, pasi nesër segmenti i rrugës te Ura e Fshejtë prej orës 16:00 do të bllokohet për sigurinë e garuesve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *