Edhe humoristi Sevdai Radogoshi me rolin e “Dades Pucë” sfidon veten nga Ura e Fshenjt
Derisa po mbahej gara e sotme e kërcimeve atraktive nga Ura e Fshenjt, “papritmas”, tek starti në Urë është paraqitur Dada Pucë. Kjo paraqitje zgjoi kurreshtjen e shumë vizitorëve. Një nga dhjetëra e dhjetëra role të humoristit Sevdai Radogoshi, që ka një numrë të madh të adhuruesve, sot paten rastin që nga afër ta shohin guximin e aktorit të madh të humorit. Ai hoqi fustanin, doli me bixhame dhe u hodh në ujë. Por lartësia e madhe mbi 18 metra e ka sfiduar tepër Sevdaiun I cili e përballoi përkundër vështirësive nga goditja në ujë. Ai kishte kërcyer nga Ura para 40 vitesh, ndërsa vitet mbi supe duket se e kanë bërë të veten.
Megjithatë anipse rol tejet I rëndë, sot, Sevdaiu doli fitimtar. Kënaqi mijëra adhurues të vet që kishin zënë brigjet e Drinit të bardhë për të ndjekur garen.