Edhe një mbrëmje artistike me Teatrin Hadi Shehu të Gjakovës
Skenën e ngrohtë të teatrit, këta dy muaj po e zëvendësojnë ekranët e kompjuterëve, telefonëve të menqur etj. ku po shfaqen vepra skenike. Një tjetër supër prodhim i Teatrit të qytetit”Hadi Shehu”Gjakovë do të emitohet sonte në ora 21:00 në kuadër të Kalendarit të muajit Maj me moton Teatri në shtëpi- rri në shtëpi me regji të Kastriot Saqipit dhe autor: Anthony Neilson. Interpretojnë aktorët veteran si Hysen Binaku, Myrvete Kurtishi, Ahmet Bakija e Elida Shasivari së bashku me Edmond Hafizademi, Altina Kusari, Elira Lluka dhe Hana Kusari. Skenografinë dhe kostumet I ka përgatitur Petrit Bakalli.
Gënjeshtrat është një vepër ku për temë ka dy policë, të cilët janë të pa aftë të thënë një të “vërtetë” të dhimbshme. I gjith tregimi transformohet në një ngatëresë të madhe situatash, sa komike po aq shpërthyese me ndjenjat e shikuesit-publikut.
Shfaqja u vlerësua lartë nga publiku dhe kritika e teatrit gjithashtu mori disa cmime në festivale. Në Festivalin e Komedisë në Preshevë ka marrë katër çmime. : Shfaqja “Gënjeshtrat”, është vlerësuar me çmimin si shfaqja më e mirë e festivalit, duke u shpërblyer edhe regjisori i shfaqjes Kastriot Saqipi, sikurse që është shpërblyer edhe Edmond Hafizademi, i cili është vlerësuar për rolin kryesor mashkull, dhe Myrvete Kurtishi për rolin e saj dytësor.
Sonte në ora 21:00 ne formatin livestream tek faqja “Teatri i qytetit Hadi Shehu” në facebook.