Thursday, April 4, 2024
AktualeIntervistaKulturë

Edhe një tjetër gjakovar me medaljen e bronztë nga Olipiada e gjenive në New York

Krahas Edi Muhagjerit dhe Rubin Daisë që moren medalje të art, nga Neë York-u, ku u mbajt olimpiada e gjenive me temën shkencore,  me medalje të bronztë u kthye edhe një tjetër i ri nga Gjakova i cili aktualisht jeton në Prishtinë e që mëson në kolegjin “Mehmt Akif” në Lipjan. Ai është i riu Ardit Brovina.  Sapo është kthyer nga Amerika ne ia parashtruam katër  pyetje .

  1. 1.     Cili ishte projekti qe u prezantuat?

“Paratë e letrës-Shkaktar te kancerit te mëlçisë “- titullohej projekti ynë. Ne në paratë e letrës kemi gjetur prezencën e  një kërpudhe helmuese(Aspergillus Flavus) qe kur i has 3 kushtet për zhvillimin e saj si:lageshtine(80%), temperaturën e dhomës(25 grade Celcius) dhe vlerën e pH 5.2 , ajo fillon te prodhoje helmin e saj qe quhet Aflatoxin. Aflatoxina renditet si faktori nr.2 ne shkaktimin e kancerit te mëlçisë, por përveç si substance kancerogjene, ajo njihet edhe si substance mutagjenike(ndërron strukturën gjenetike te ADN) si dhe imunosupresive. Aflatoxina gjendet ne shume produkte ushqimore si : qumësht, mish, misër, arra dhe pambuk. Është interesant fakti qe paraja e letrës përmban rreth 75% pambuk dhe ky zbulim paraqet edhe idenë themelore ku i gjithë  projekti jone është bazuar .Nga gjitha paratë e shteteve te ndryshme qe janë marrë si moster per eksperimentin tone, kemi marre rezultate qe ato janë te infektuara me nje sasi shume te madhe te aflatoxines , përveç parave te Rumanisë dhe Kanadez(parate e këtyre shteteve nuk janë prej pambuku por janë polimer, dhe polimeri nuk mund te infektohet me aflatoxin).
ardit brovinaFoto: Arditi (djathtas) gjatë prezantimit në New York

2. Cilat janë përfitimet nga jetësimi në praktikë  i projektit tuaj?

Si përfitim mund te kemi zvogëlimin e numrit te vdekjeve te shkaktuara nga kanceri i mëlçisë. Zgjidhjet për këtë problem mund te jene: përdorimi me i madh i kredit kartelave, shmangia e prekjes direkte me paratë e letrës apo edhe prodhimi i parave polimer(Nuk infektohen me aflatoxin).

 

3. Me çfarë përshtypje u kthyet nga Olimpiada?

U ktheva ne vendim tim me përshtypje te jashtëzakonshme. Ne fakt ishte hera e pare qe po e përjetoja këtë eksperience. Mu dha rasti te njoh  kultura te  shume shteteve tjera dhe te garoje ne nivel botëror. Ndjehem shume i privilegjuar qe arrita ta prezantoje shtetin e Kosovës ne këtë gare shkencore ndërkombëtare.

 

4. Sa ishte e forte konkurrenca?

Ishin dërguar gjithsej 769 Projekte ku si finaliste u pranuan vetëm 325 projekte nga 58 shtete te Botes prandaj mund te them qe ishte goxha sukses qe të ishim edhe si finalistë. Por gara  nuk përfundoi këtu. Ne arritëm te zëmë vendin e trete duke fituar medalje te bronzet.