Këngëtari i shquar i muzikës popullore Edi Furra nuk pushon së punuari. Zëri, tradita për muzikën , talenti dhe kërkesa për të qenë në shijen e shtresave më të gjëra të adhuruesve të muzikës e tipizojnë Edin. Bashkë me grupin muzikor “Ilirikët”, ai gjatë verës është mjaft i zënë me dasma, por megjithkëtë edhe këtë verë ai erdhi me një program të ri muzikor duke sjellë freski në atmosferen verore. Solli albumin më të ri
“Janë këngë të dëgjuara dhe të pa dëgjuara, janë këngë të shpirtit të cilat janë të rianzhuara me kujdes nga muzicient profesionalist. Albumi është realizuar në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku. Back Vocal Vegim Furra, aranzhues Jeton Haxhiu, klarinetë & Sax Vis Shkodrani, solo dhe ritëm gitar Hylki Byci , violinë Gjengiz Veshall,” theksoi Edi për “gjakovapress.info”
Nga informatat e produksionit muzikor Eurolindi , albumi eshte mirepritur nga adhuruesit e muzikes. Ky album ka marrë përmasa të mëdha sa i takon shitjes në treg si dhe degjueshmerise dhe vizitshmerise në Website në Face Book “Kosova Hits” .
Albumi ri muzikor nga Edi, me këngë të bukura të cilat dëgjohen me ëndje janë hedhur në treg nga produksioni “Erolindi dhe kompnaia “ETC”.
Gjakovapress.info i uron rrugëtim të këndshëm këngëve dhe hiteve të Edit!