Gjakovapress

Edi Furra me këngë të reja në Oxygen

Tashmë pothuajse gjithë e dinë. Edi Furra me zërin, repertorin dhe krijimtarinë artistike po lë gjurmë  në muzikën shqipe.  Ai edhe në rrethana të pandemisë nuk ka pushuar. Ka këmngulur dhe vazhdimisht ishte në kërkim të  projekteve  të reja.  Ka realizuar dy këngë të reja dhe me një program artistik muzikor, me  grupin muzikor Lirikët dhe vëllain Fatosin,   do të prezantohet të shtunën mbrëma në programin shoë të Besim Dinës, Oxygen.

Duke çmuar muzikën e mirëfilltë shqipe, kësaj radhe Edi, në repertorin e vet ka vu edhe dy këngë të reja, që , si të thuash, u ka rënë pluhuri, por vlerat assesi.

“E para mbanë titullin “Nji këtë kangë që jam tuj kendu”, me  tekst dhe muzikë të  Idriz Dhomit, një këngë shumë e bukur por që ka mbetur e harruar. I kemi bërë një orkestrim të ri dhe tingëllon bukur. Pastaj   edhe kënga e dytë premierë të shtunën mbrëma do të jetë “Haj medet për mu,  për hallet e mia”. Kjo këngë është marr e kënduar pa muzikë , nga Riza Xaj Gjakova, një gjakovar që shumë vite më parë kishte dalë në Shkup. Ne gjithashtu “I kemi dhënë zjarr” me orkestrin tonë dhe paraqet një vlerë artistike të llojit të vet”, ka thënë Edi.

Ai shpreson se programi artistik muzikor,  me potpuritë tradicionale që I kultivon grupi do të pëlqehet nga adhuruesit e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Gjatë kohës së pandemisë Covid 19, Edi ka realizuar në mënyrë virtuale edhe këngë tjera në bashkëpunim me  Florent Boshnjakun dhe Alfred Kaqinarin  që janë mirëpritur nga adhuruesit e  muzikës popullore.

Exit mobile version