Egzon Gashi në Vëllaznim
Sulmuesi i deritashëm i Besës së Pejës, Feronikelit, Teutes së Durrësit dhe Istogut Egzon Gashi, tashmë do të jetë pjesë e FC Vëllaznimit. Këtë e bëri të ditur të martën në mbrëmje, kryetari klubit gjakovarë Shkelzen Gashi.
“Sapo arritëm marrëveshje me Egzon Gashin, sulmuesin e dalluar në futbollin kosovar dhe ai nga dita e enjte do të nisë stërvitjet me futbollistët e Vëllaznimit dhe do të jetë mbështetje e madhe për repartin e sulmit ku kemi pasur mangësi”, tha kryetari klubit Vëllaznimi.
Ai edhe me këtë rast ka potencuar përpjekjet që Vëllaznimi po bënë për tu prezantuar sa më mirë në kampionatin e ri të Ligës së parë dhe inkuadrimin në superligën e futbollit të Kosovës.
Ndryshe pas largimit të disa futbollistëve, Vëllaznimi për këtë kampionat deri me tash u përforcua me portierin Altik Muhaxheri, sulmuesin Nikollë Dushi dhe sëfundmi me mesfushorin Kushtrim Gashi .