Eksportuesit kosovarë te Mimoza
Ende pa marrë zyrtarisht postin e kryetares së komunës, pasi nuk kanë përfunduar procedurat ligjore që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet në Kosovë, Mimoza Kusari Lila po zhvillon aktivitetin e vet me përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë me qëllim të gjetjes së mënyrave për gjallërimin ekonomik në Gjakovë. Të organizuar nga Shoqata e Eksportuesve të Kosovës me në krye kryetarin e Shoqatës së Eksportuesve Nexhat Hasani përfaqësuesit e kompanive më të njohura kosovare si eksportuese, “Fluidi”, “Stone Castle”, “Eurofood” e tj qëndruan të hënën në Gjakovë duke I ofruar të parës së komunës bashkëpunimin ekonomik.
Në fakt, sipas Hasanit takimi I sotëm duhet konsideruar si një urim për kryetaren e re dhe një falënderim që ajo në cilësinë e zëvendës kryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, kishte bërë për eksportuesit kosovarë.
“ Shumë sfida që prodhuesit vendor dhe eksportuesit kanë pasur në të kaluarën me legjislacionin dhe vështirësitë tjera, janë tejkaluar me mbështetjen e pakursyer të ministres Kusari-Lila, për çka I jemi falënderues, aq më tepër për përpjekjet e saja për mbrojtjen e produkteve vendore ” ka thënë Hasani, I bindur se aftësia e saj do të Kontribuoj edhe me tutje në ecjen përpara të proceseve në nivelin lokal dhe atë qëndror.
Kusari Lila prêt që bashkëpunimi me kompanitë e mëdha eksportuese do të rritë mundësinë e gjetjes së partnerëve në komunën e Gjakovës dhe me këtë të hapen mundësin të reja për aktivizimin e linjave prodhuese dhe punësimin e të rinjve si një brengë shumë e madhe.
“Të gjithë këta eksportues që sot kanë ardhë në Gjakovë I shoh si partner optimal për të investuar në sektorët e ndryshëm e në veçanti në atë të bujqësisë. Bizneset e vogla në Gjakovë me një partneritet me ato të mëdhatë mundë të zhvillojnë biznesin e tyre, të rrisin numrin e punëtorëve, të gjenerojnë vende të reja pune dhe të shtojnë prodhimin, që është synim yni” ” tha Kusari Lila.
Kryetarja e cila pritet të zyrtarizohet në këtë post në ditët e para të janarit, ka thënë se tashmë ka ide konkrete për këtë bashkëpunim dhe bashkëpunime tjera të kësaj natyre.
“Unë vetem kam filluar kontaktet me disa prej bizneseve që veçse janë të interesuar për zgjerim të prodhimit të tyre. Disa i kanë kërkesat e tyre specifike, dmth shikojnë se qfarë ofron komuna, konkretisht letësirat e ndryshme dhënjen në shfrytëzim të pronës komunale e të tjera. Ne të gjitha këto do t’i realizojmë, sepse këtë e kemi edhe pjesë të projektit tonë për zhvillim ekonomik dhe kushti ynë i vetëm është punësimin e qytetarëve të komunës së Gjakovës, sepse Gjakovës më shumë se gjithçka tjetër sot i nevoitet punësimi”, ka përfunduar ajo.