ME ELIDEN PREJ “A” DERI NË “ZH”
A mendoni se keni lindur për aktore?
Po, por jo vetëm aktore, por në shumë fusha të artit.
B ukuria e një roli është interpretimi. Për ty si qëndron ky konstatim?
Duhet ta ndjesh dhe të jetosh me atë rol.
C ilat janë predispozitat për një të ri të bëhet aktor-re?
Talenti, puna dhe përkrahja
Ç ka të ka tërhequr për teatrin, për skenën?
Në skenë jam nga viti 1969 kur isha në klasën e parë në programin e shkollës dhe nuk iu shmanga kurrë skenës, madje as gjatë luftës.
D ita e mirë njihet në mëngjes. Për ty si ishte fillimi I karrierës?
Ishte mot i bukur me DIELL!
Dh jetëra e dhjetëra role ende na kanë mbetur në freskëta si aktore e Teatrit të Gjakovës. Na I kujtoni disa nga rolet në shfaqjet teatrale?
Ka role shumë që kam interpretuar por do të veçoja : Motra, Shpresa, Bernadeta, Rrezja, Vajza, Mariana, Xheni Stjuart, Antigona, Roksi, Bibi, Roza, Xhilli, Sonja, Fumika, Melita, Zonja Robelind, etj. Nga secili rol ruaj kujtime në veçanta, sepse gjatë përgatitjes dhe shfaqjeve ka pas gjëra interesante. Padyshim se ruaj kujtime duartrokitjet e ngrohta që gjithmonë na ka dhuruar publiku.
E deshtët edhe humorin dhe luajtët shumë role në videoprojekte të ndryshme. Na e kujtoni atë periudhë?
Sëpari paraqitjet e mia në rolet humoristike ishin në emisionet humoristike në TVP(Televizioni i Prishtinës) e mandej në videoprojekte. Atëherë punonim një ekip i tërë për pak minuta humor dhe ndiheshe gjithnjë e privilegjuar, sepse ishin të pakët ata që i takonin kësaj fushe.
Ë shtë vështirë të luash një rol humoristik?
Po, më vështirë se rolet tjera. Është lëmi e veçantë që çdo kush nuk mund ta bëjë. Ka edhe pasoja në përditshmëri! Njerëzit pa marrë parasysh se në c’gjendje shpirtërore je ata të duan të hareshme.
F illimisht për femrat ishte një sfidë marrja me artin skenik. Kishte lloj lloj paragjykimesh. Si I tejkalove ato?
Fillimi ishte vërtetë i vështirë, por e tejkalova edhe me shpejtë se e mendoja, kuptohet me përkrahjen dhe ndihmën e familjes sime.
G ati gjithë jeta jote është e lidhur me interpretimin , me prezantimet në skenë. Jeni e lumtur për këtë?
Po, jam shumë e lumtur , sepse çdo kush nuk mund të ballafaqohet dhe të komunikojë me publikun. Unë këtë kënaqësi e kam nga skena. Jam e lumtur edhe për faktin se aktrimi dhe marrja me artin skenik ma ka begatuar jetën.
Intervisten e plote munde ta lexoni ne numrin 60 te revistes “Gjakovapress”