Eksperti i Financave dhe njëkohësisht analisti i shquar nga Gjakova, Emanuel Bajra i cili për më shumë se dy dekada punon në Londër, është njëri nga kandidatët për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Për më shumë se 10 vite Emanueli punon si bankier në Britaninë e Madhe . Me 16 dhjetor është mbyllur konkursi për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se për pozitën e Guvernatorit kanë aplikuar gjithsej 17 kandidatë. Guvernatori aktual i zgjedhur më 15 mars të vitit 2018 i mbaron mandati me 15 mars të vitit 2023.
Lista e kandidatëve, mes të cilëve është edhe Emanuel Bajra, që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një kandidat. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidentjaa e Republikës së Kosovës.
Kandidimin për guvernator e ka bërë të ditur edhe vet Emanuel Bajra I cili mes tjerash shkruan:
“Me shumë kënaqësi dhe me ndjenjën më të madhe të privilegjit dhe nderit që vendi im më ofron, unë publikisht mund të deklaroj që jam kandidat/aplikues për pozitën e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Vizioni im dhe ofertën që unë kam për Kosoven nëse më ipet besimi për të menaxhuar me këtë institucion vital të vendit, ndahet në katër shtylla kryesore orientuese: Teknologjia, Konsumatori dhe ndërmarrësitë, Bashkërendimi me akterët kryesorë ekonomik/financiar për ta transformu BQK-ne dhe ekonominë e vendit në sfera dinamike për të miren dhe prosperitetin e popullit, Reforma, transparencë, kreativitet dhe adaptabilitet.
Prandaj më uroni fat e suksese me shpresën se do të jem i suksesshëm në përzgjedhje në ditët dhe javët në vazhdim. Unë jam gati për ti dhënë Kosovës, vendlindjes time, krejt ato që i di e që janë të fituara me mund, djersë dhe eksperiencë, me qëllim të bërjes së Kosovës vend më të pasur, më të qëndrueshëm ekonomikisht/financiarisht dhe bërjes së Kosovës lojtar të rëndësishëm ekonomik në rajon e përtej në të ardhmen.
Se a është e gatshme Kosova të më pranojë edhe njëherë në prehërin e saj prej që më lindi, atë e din më mirë vet Kosova! Unë jam gati! Miqve dhe dashamirësve të mi, u jam mirënjohës përgjithmonë për mbështetjen tuaj, për motivimin dhe kurajon e besimin që më jepni. Nëse jam i suksesshëm, nuk do të ju zhgënjejë ! Përpara Kosovë, kemi shumë punë deri në triumfin final! “, ka shkruar Bajra.