Lista e emrave më popullorë të fëmijëve të lindur në vitin 2015 tregon se emrat po modernizohen, ndërsa shqiptarët pranojnë se ata vetë janë në kërkim të emrave të rinj dhe të kohës. Në Spitalin Rajonal Isa Grezda në Gjakovë ka pasur 1.993 lindje me 2.024 foshnje, (31 lindje binjak) çka do të thotë 1.461 lindje kanë qenë normale 563 me prerje cezariane. Më shumë kanë lind djem. Kanë lindur 1.090 djem dhe 934 vajza. Në këtë numër të lindjeve në Spitalin e Gjakovës hyjnë edhe shumë raste të lindjeve nga komunat Rahovec, Malishevë, Deçan, zona e Hasit dhe Tropojes në Shqipëri.
Secili vit ka një trend të emërimit të foshnjave. Por, te lindjet që u bënë në Gjakovë gjatë vitit 2015, prijnë pothuajse emrat e njëjtë që kanë qenë në vitin 2014, e që më së shpeshti janë emrat modern, ata fetar dhe të shkurtër.
Gjithashtu, viteve të fundit janë bërë trend edhe emrat pa kuptim, apo vetëm bashkimi i inicialeve të para të prindërve.
Vetë prindërit, tregojnë se ata i preferojnë më së shumti tash emrat e shkurtër, por që e kanë nga një kuptim, pasi janë më të lehtë për t’u shqiptuar.
“Emrat në këtë vit gati vetëm përsëriten nga viti i kaluar, ka edhe emra të rinj por më të shpeshtë janë emrat te djemtë , Gert, Omar, Emir, Noar, Hënor apo te vajzat Lea, Elea, Tea, Amelia e tj. që përsëriten shumë shpesh. Ka edhe emra që i trashëgojnë p.sh të gjyshes dhe të gjyshit por janë shumë më të rrallë, bile në këtë vit ka shumë pak emra që përtërihen nga emrat e vjetër…Emrat e qyteteve si p.sh Saranda, Vlora, Berat, nuk ka ose janë shumë të rrallë. Në këtë vit është regjistruar ndonjë emër prej qyteteve ose lumenjve si Drini, Erenik …
Emrat e rinj të fëmijëve në vitin 2016
Sipas të dhënave të Zyrës së regjistrimit civil të KK të Gjakovës trendi i emërimit të fëmijëve në këtë vit po shkon kah emrat krejtësisht të rinj. Nga listat e fundit nxorëm disa nga emrat më të shpeshtë.
Vajza:
Lea, Elea, Tea, Amelia, Tiara, Ernesa, Vjosa, Emel, Erëza, Malëza, Erdiola, Alea, Ambra, Tueda, Tuana, Luna, Reina, Suheila, Linesa, Lorisa, Ajla….
Djem:
Erdi, Endin, Diar, Art, Gert, Omar, Emir, Noar, Hënor, Daris, Alijon, Herod, Ares, Doart, Kaon, Anduel, Loris, Klavers, Ledi, Unik, Olti, Dorel, Arilen, Ardior…