Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Erdhi vapa- Shkugeza, Çabrati, Drini plot!

Po kthehet vapa në Gjakovë. Gjatë ditës së djeshme kur temperaturat e ajrit arritën në30 gradë celciuz, shumë bashkëqytetarë tanë kërkuan freskim në vendpikniqet e ndryshme duke kaluar një ditë të bukur verore. Shkugeza, Çabrati dhe brigjet e Drinit ishin plot pushues ditor që kaluan fundjavenne ambijente të fresketa.

Metereologët thonë se edhe në vazhdim do të kemi temperatura të larta duke  mos harruar edhe ditën e sotme ku pritet të kalohet edhe 30 gradshi.

E në anën tjetër moti lig që kishte përfshirë komunën e Gjakovës gjatë fillimit të kësaj jave pos dëmeve të mëdha në ekonomitë familjare dhe biznese ka lënë gjurmë edhe në kulturat bujqësore të mbjella në pranverë e vjeshtë. Shumë sipërfaqe të mbjella me grurë dhe misër janë rrafshuar për toke nga rrebeshi i shiut dhe breshëri. Komisionet gjegjëse të sektorit të bujqësisë kanë parë nga afër këto dëme, ndërkohë që po bëjnë një listë të pasojave në bujqësi për të marrë mbështetjen e Qeverisë në kompensimin e fermerëve të dëmtuar.

Megjithë regjistrimin e dëmeve, fermerët gjakovarë,   bazuar në përvojën e  viteve të shkuara kur bujqësinë  e ndoqën fatkeqësi natyrore dhe nuk ishte  ndërmarrë asgjë,  edhe këtë radhë pak presin nga kompensimi.(