Gjatë 24 orëve të shkuara territorin e komunës së Gjakovës e ka përcjellë një mot i ligë me erë të fuqishme. Edhepse deri tash nuk raportohet për ndonjë dëmë të theksuar, era e fuqishme ka dëmtuar disa pullaze të shtëpive të vjetra si dhe aty- këtu rrjetin elektrik që ka bërë që zona të mëdha të Gjakovës të mbesin edhe pa energji elektrike.
KEK sh.a. përmes një komunikate njofton se si pasojë e erërve të forta që kanë fryrë gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme janë shkaktuar dhjetëra prishje në vend. Më i prekuri mbetet rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Qytetet e Pejës, Gjakovës dhe Decanit.
“Korporata i siguron konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes po bëjnë maksimumin që konsumatorëve t’u kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur furnizimi me energji elektrike.
Deri në orën 15 në prishje ,pos qendrave tjera mbetet në Distriktin e Gjakovës, 6 dalje duke përfshirë edhe një dalje 35 kV,” thuhet në njohtimin e KEK_ut.
/Foto nga inteneti/