Eurogol i Bardhokut- Vellaznimi drejtë mbijetesës në superligë
Në sekondat e fundit të lojës shtesë të ndeshjes në Drenas mbrojtësi i Vëllaznimit Tun Bardhoku ka shënuar eurogol nga distanca për të barazuar me Feronikelin 1:1 dhe në saje të barazimit tjetër që u arrit mes Gjilanit dhe Drenicës, Vëllaznimi tash mbijetesën e ka në duart e veta. Të dielën e ardhshme në Gjakovë luan me Gjilanin dhe vetëm fitorja do ta largoi nga zona e barazhit.
Deklaratat e kryetrajnerit Gani Sejdiu qysh para dy ndeshjeve, se po përgatitemi për barazh dolën të sukseshme si pjesë e taktikës së tij për të ngritur moralin e futbollistëve me shtensionim. Si duket Sejdiu e ka paranderë triumfin e Vëllaznimit në ndeshjet e finishit të kampionatit!
Të dielën në Gjakovë pritet atmosferë e zjarrtë sportive. Vëllaznimi gostit Gjilanin.