Futbolldashësit shqiptarë janë rrëmbyer me atmosferën e kampionatit Evropian të Futbollit që fillon këtë të premte në Francë e ku për herë të parë merr pjesë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë. Temat më të shpeshta të këtyre ditëve padyshim se lidhen me këtë ngjarje futbolli që dëshmon se sa i popullarizuar është ky sport në botë, pra edhe tek ne. Gjatë një muaji ndeshjet e evropianit do të dominojnë në përditshmërinë tonë, ndërsa rrjedha e ndeshjeve të kombëtares shqiptare komentohet më së shumti. Edhe në Gjakovë lojërat e kombëtares kanë një shkas akoma më të madh për tu ndjekur me interesim të veçantë për faktin se luajnë tre gjakovarë, shtylla e mbrojtjes dhe kapiteni i skuadres, që bashkëlojtarëve u jep zemër në çdo ndeshje, Lorik Cana , pastaj mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi dhe mesfushori i guximshëm Burim Kukeli. Gjitha këto elemente bashkë me konkurrencën e madhe të skuadrave më të mira evropiane të futbollit e bëjnë atraktive kampionatin evropian të futbollit që fillon të premten, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë të shtunën e luan ndeshjen e parë me Zvicrën