Përfundon afati i provimeve të janarit
Si në gjithë Universitetin e Prishtinës edhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, me programet parafillor dhe fillor , është në përfundim e sipër afati i provimeve që paraqet kurorëzimin e dijes së përfituar nga lëndët studimore nga semestri i parë.
Këtë vit akademik edhe në këtë vatër të arsimit të lartë në Gjakovë kanë filluar së realizuari disa forma të reja dhe bashkëkohore të paraqitjes së provimeve përmes internetit.
Profesor Kastriot Buza, prodekan në fakultetin e Edukimit në Gjakovë, rreth ecurisë së provimeve thotë se ato kanë vajtur në rregull dhe pa pengesa.
“Studentët e vitit të parë sivjet kanë pasurmundësi që për provimet e paraqitura të aplikojnë online dhe kjo ka qenë një risi për gjithë ne. Provimet janë realizuar me sukses” tha Buza.
Ai ka njoftuar me vendimin e senatit të Universiteti të Prishtinës ,,Hasan Prishtina”, nga mbledhja e mbajtur më 20.11.2012,për mundësinë që studentëve me sistem trevjeçar, t’iu lejoj vazhdimin e studimeve, sipas planprogramit me sistem katërvjeçar në Fakultetin e Edukimit.
Studentët e intersuar duhet të paraqesin kërkesë pran shërbimit të studentëve, duke e bashkangjitur edhe kopjen e diplomës së fituar më sistem trevjeçar, si dhe dokumentat tjera. Paraqitja ka filluar nga data:12.02.2013 dhe zgjatë deri më 20.02.2013, në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.