Tuesday, November 5, 2024
Gjakova PresssLajme

‘Fati im’ falas analizat për mësimdhënësit kosovarë

Instituti i medicinës Fati im në prag të 7 Marsit Ditës së Mësuesit,  për të respektuar kontributin e tyre në arsimin dhe edukimin e brezave të rinj, do të ofroi shërbime mjekësore falas.

Kështu për punëtorët e arsimit të Kosovës, Fati im, me 6 Mars  do të të bëjë disa analiza falas në laboratorët e Institutit të Medicinës Fati im  në Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren .

Gjithë mësimdhënësit e interesuar për të shfrytëzuar këto shërbime laboratorike mundë të kontaktojnë në telefonët e Klinikes që po i botojmë më poshtë.

fati im