Instituti i medicinës Fati im në prag të 7 Marsit Ditës së Mësuesit, për të respektuar kontributin e tyre në arsimin dhe edukimin e brezave të rinj, do të ofroi shërbime mjekësore falas.
Kështu për punëtorët e arsimit të Kosovës, Fati im, me 6 Mars do të të bëjë disa analiza falas në laboratorët e Institutit të Medicinës Fati im në Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren .
Gjithë mësimdhënësit e interesuar për të shfrytëzuar këto shërbime laboratorike mundë të kontaktojnë në telefonët e Klinikes që po i botojmë më poshtë.