Saturday, December 28, 2024
Lajme

“Fati im” në mbështetje të luftës kundër kancerit të gjirit

fati im 1Ka disa vjet që spitali special “Fati im”  në Gjakovë dhe në Prishtinë mbështet aksionin me rastin e muajit të luftës kundër kancerit që shënohet gjatë muajit tetor. Edhe këtë vit nga data 5 deri me 15 Tetor 2014 ekspertët vendorë në bashkpunim me ata gjerman me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit do të ofrojnë keto sherbime shendetesore :

·        Ekzaminimin klinik,

·        Ekzaminimin ultrasonografik të gjirit

·        Punkcionin aspirativ.

·        CNB-Core needle biopsinë dhe

  • Tu markerët në serum.

Drejtues të Spitalit Specila “Fati im” thonë se të gjitha ekzaminimet dhe analizat do të kryhen falas, ndërkohë që termini paraprak është i domosdoshëm. Për informata më të hollësishme mundë të drejtoheni në  tel. (038)559-917,  (0390)325-353 .