Gjakovapress

Fatmir Krypës,  çmimi vjetor për të arritura në fushën e artit pamor

Fatmir Krypa(majtas) duke pranuar mirënjohjen nga ministri Kujtim Gashi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë dje për herë të parë çmimet në fushën e arteve pamore, “Muslim Mulliqi”. Me këtë rast Profesor Fatmir Krypës, grafist, iu nda njëri nga çmimet vjetore për të arritura në fushën e artit pamor. Krypa thotë se ka marr edhe shumë çmime të tjera dhe ndihet mirë dhe e priti me dashamirësi edhe këtë çmim, i cili sipas tij, do ta nxitë edhe më shumë në punën e tij krijuese. Ai pohon se puna pedagogjike i ka marr një kohë të çmuar, por tani i është përkushtuar më tepër punës artistike dhe ka ka krijuar një mori veprash.

Grafisti Krypa,  gjatë këtij viti kishte dy ekspozita personale, në Shkup dhe Tetovë dhe  planifikon të hapë ekspozitë edhe në qytetet e Shqipërisë, në Zagreb, Sarajevë, si dhe në disa shtet të tjera si Zvicër e vende tjera evropiane. Krypa tha se çmimet e tilla ndikojnë që artistët të punojnë më shumë.

“Është shpërblim i qëlluar, jo për ne personalisht, por edhe për të tjerët që do të vijnë pas. Sepse ne artistët punojmë dhe kjo iniciativë është një impuls”.

Të themi se çmimi Kombëtar për vepër Jetësore në fushën e arteve pamore post-mortum iu nda Muslim Mulliqit, ndërsa çmimi i dytë Kombëtar për veprimtari jetësore në fushën e arteve pamore iu nda akademik Xhevdet Xhafës. Dy çmimet e para kanë marrë shpërblime në vlerë financiare në vlerë prej 5 mijë euro, ndërsa çmimi i tretë në vlerë prej 3 mijë euro.

Exit mobile version