Fc Liburn edhe në vitin 2020 më I suksesshmi-Halim Selmanaj , Sportisti vitit
Klubi I futsallit Liburn ka marr dy çmimet kryesore në manifestimin komunal “Sportisti vitit 2020”. Klubi u shpall më I miri, ndërsa futbolisti I saj Halim Selmanaj mori çmimin kryesor.
Selmanaj, pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futsall për shkak të ndeshjeve kualifikuese, nuk ishte prezent në marrjen e këtij çmimi. Selmanaj në vitin 2017-të ishte renditur menjëherë pas Kristiano Ronaldos, sa u përket golave të shënuar në garat europiane, ndërsa e gjithë kjo flet për kualitetet e këtij lojtari.
“Të marrësh epitetin Sportisti Vitit me një talent si Halim Selmanaj në një qytet ku sporti është mbi të gjitha dhe njëkohësisht të zgjedhësh klubi me i suksesshëm në Qytetin e sportit është nder dhe privilegj, dhe gjitha këto arrihen me punë, organizim te mirë dhe cilësi në punë. Kjo për ne është motivim të vazhdojmë fuqishëm punë dhe angazhim drejt sukseseve të radhës si në Arenën vendore ashtu edhe atë ndërkombëtare. Ne nuk dimë të “aktrojmë” në rrjete sociale, ne flasim me rezultate në arenat sportive. Krenar me ju djema, ju jeni krenaria e sportit në qytetin tone”, ka deklaruar menaxheri I FC Liburn, Abaz Beqa.
