Site icon Gjakovapress

FC Liburn, kundërshton vendimin e KE të FFK

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime sa i për futsallit: Kampioni do të shpallet duke zhvilluar sistemin Playoff në mes katër skuadrave të cilat gjenden në pozitat e para nga tabela aktuale e edicionit 2019/20. Do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale. Ndeshjet do të zhvillohen në teren neutral. Liburni përballet me Pejën, ndersa Prishtina 01 me Prishtinën.  Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me datën 20 qershor, kurse ndeshja finale zhvillohet me datën 27 qershor.

Mirëpo këto vendime, nuk I ka mirëpritur Klubi I Futsallit Liburn, që për shumë vite e mbanë fjalën kryesore në eliten e futsallit kosovar.

“Dëshira jonë ishte të vazhdonte kampionati deri në fund, sic u veprua me superligën e futbollit të Kosoves. Pastaj është e padrejtë që  plej ofi të luhet me nga një ndeshje. Ne kërkojmë të zhvillohet si viteve të mëparshme, me nga tri ndeshje. Ne jemi të parët në tabel , dhe  do të duhej të luanim ndeshjen në Gjakovë.”, ka thënë Abaz Beqa, kryetari I klubit FC Liburn.

Ai ka bërë me dije se do ti drejtoj ankesë organeve më të larta të futbollit dhe prêt që të miratohen.

Ndryshe , sipas KE të FFK-së nga Superliga nuk do të largohet asnjë klub, ndërsa nga Liga e Parë do të futen dy klube në Superligë.

 

Exit mobile version