Kryetari klubit të Futsallit Liburn, Abaz Beqa i cili për disa vite është shpallur ndër sponsorët më të mirë në komunën e Gjakovës, ka thënë se klubi e ka pritur me padurim një vendim të tillë. Kjo, sipas ti, lehtëson shumë funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së klubit e me këtë nxit të gjithë sportistët për suksese më të mëdha. Liburni është ndër skuadrat më të sukseshme kosovare.
Përmes kësaj rregulloreje qartësohet mënyra dhe procedurat e sponsorizimit për ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë ndërkohë që përmes kësaj politike të re pritet të ngritët edhe cilësia.