FC Liburn e ka mposhtur FC Drenica –Tradita 5 me 1 në garat për Kupën e Kosovës në futsall. Takimi u zhvillua të premten në mbrëmje në pallatin e sporteve Shani Nushi, ku pjesa e dytë dha emocione më shumë për adhuruesit e futbolit të vogël, aksione dhe shënime atraktive. Në fakt në pjesë të parë pam një lojë të barabartë. Mysafirët u treguan si ekip cilësor, ndërsa Liburni pati mungesa për shkak të lëndimeve. Të gjashtë golat u shënuan në pjesën e dytë. Golat për Liburnin i shënuan: Dobroshi (2 gola), Selimi, Mejzini dhe Selmanaj.
Në çerekfinale, Liburni përballet me fituesin e ndeshjes Jetoni – Rahoveci, e cila zhvillohet javën e ardhshme.