FC Liburn mposht FC Prishtinën
Ndeshja e mbetur e javës së katërtë të superligës së Kosovës në futsall , që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në kryeqendër, me Prishtinën i ka takuar klubit gjakovar të futsallit Liburn, 2 me 3. Kjo është fitorja e gjashtë me radhë në këtë kampionat. Kundërshatri i sontëm, FC Prishtina është konkurrenti kryesor për titull kampioni.
“Perfundon spektakli në Prishtinë. Kampioni i Kosoves Fc Liburn Gjakovë gjunjëzon fc Prishtinen në shtëpinë e vet me rezultat 3 me 2. Krenar me ju djema. Kapioni mbetet i pa mposhtur”, ka shkruar në FB, presidenti I FC Liburn, Abaz Beqa.