Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

FC Liburn po behet gati per kampionat dhe Ligen e kampionëve

Kampioni i Kosovës ne futsall FC Liburn pas pushimit mes dy kampionateve, nga e hëna do të filloi përgatitjet për kampionatin e ri të superligës së futsallit të Kosovës. Njëkohësisht këto përgatitje që do të zhvillohen në Pallatin e Sporteve Shani Nushi, sipas kryetrajnerit Luan Kozniku, janë edhe përgatitje për garat e Ligës së kampionëve në të cilat, për herë të dytë  merr pjesë Liburni i Gjakovës.

Nga data 8 deri më 13 tetor Liburni për  “Main Round  në Minks të Bjellorusisë do te ballafaqohet me ekipin  Stalista dhe do te pres fituesit e grupit A dhe G ne fazen “pre eliminuar”.

Sipas presidentit të klubit, Abaz Beqa, Liburni është në kërkim të një përforcimi brazilian që do të ngriste akoma më tepër cilësitë përball skuadrave me të cilat do të ballafaqohet në ligën e kampionëve të Evropës. Pa marrë parasysh skuadrat e fuqishme kundërshtare, Beqa është optimist se Liburni do të ec tutje në garat e ligës së kampionëve të Evropës. Klubi këtyre ditëve është në kërkim të donatorëve që do ta mbështesin skuadrën gjakovare drejtë këtij synimi.